Raportimi i sotëm i Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu në Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, është shtyrë për një ditë tjetër.
Këtë për "KOHËN" e konfirmoi anëtari i këtij komisioni nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj.
Ndërkohë në orën e njëjtë kur ishte paraparë të raportoj Veliu është caktuar edhe seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të diskutohet për gjendjen në vend me pandeminë.