Seanca e radhës që ishte planifikuar të mbahet të hënën në Gjykatën Themelore të Pejës për padinë e ngritur nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kundër kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është shtyrë për ditën e premte, me 30 nëntor.
Lexo edhe: Ramush Haradinaj dhe Gazmend Muhaxheri sot përballen në Gjykatë
Arsyet e shtyrjes nuk ceken, por seanca mund te jetë shtyrë për shkak të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë që po mbahet të hënën në Pejë. Kjo padi është ngritur në dhjetor të vitit 2015, raporton Koha Ditore.
Me bazën ligjore për “shpifje dhe të pavërteta”, Haradinaj e kishte paditur Muhaxherin për kompensim dëmi prej 250 mijë euro, pas disa deklaratave të Muhaxherit, që pretendohet se ai ia ka dhënë gazetës austriake “Der Standard”, në të cilën ai kishte akuzuar Haradinajn se ende po bënë para nga kontrollimi i biznesit të naftës dhe lojërave të fatit.