Arbëri

Shtohen ankesat e klientëve për bankat në Kosovë

Bankat dhe institucionet tjera financiare po vazhdojnë të mbajnë primatin e shkelësve më të mëdhenj të të drejtave të konsumatorëve.

Numri i ankesave në BQK është duke shënuar rritje çdo ditë.

Nga 927 ankesa të bëra në vitin 2018, 66 për qind janë për sektorin bankar, raporton KTV.

Nga këto ankesa, 42 për qind e tyre janë zgjidhur në dobi të klientëve.

Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, ka pasur rritje për 6 për qind të ankesave adresuar në BQK, krahasuar me vitin e kaluar.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka treguar se shkeljet më të mëdha bëhen për vlerën e tarifave dhe atyre për kredi.

Megjithëkëtë, për qytetarët sfidë vazhdon të mbetet informimi me kohë dhe i mjaftueshëm për tarifat e shërbimeve të bankave.

Për Shoqatën për Mbrojtjen e Konsumatorëve, numri i ankesave është i ulët krahas përdoruesve, shkaku i mosnjohurisë për procedurat e ankimit.

Numri i llogarive bankare në Kosovë llogaritet të jetë rreth 2 milionë.

98 për qind e tyre janë llogari të qytetarëve që jetojnë në Kosovë, ndërsa 2 për qind që jetojnë jashtë vendit.