Arbëri

Shqiptarët, me termin fyes “shiptari” në kumtesën zyrtare serbe

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, sot në kumtesën zyrtare për media, shqiptarët e Kosovës i ka quajtur me termin fyes shiptari („šiptari“), njofton gazeta e Beogradit “danas” .

Ai, duke folur rreth paralajmërimeve se do të sanksionohen të gjithë ata që mohojnë krimet luftës në Kosovë, ka thënë se “kjo është cinike e kriminelëve dhe terroristëve shqiptarë (“šiptarskih”, siç ka thënë ai) të cilët gjenden në institucionet e përkohshme të Prishtinës”, transmeton Koha.net.

E gazeta “danas” ka përkujtuar se në këto institucione është edhe Lista Serbe të cilën e përkrahë Qeveria e Serbisë.

Image