Arbëri

Shqiptarë e serbë ankohen për keqqeverisje në Kllokot, në Viti më ndryshe

Serbë e shqiptarë bashkë ankohen për keqqeverisje të kryetarit të Komunës së Kllokotit, Sreçko Spasiq.

Mungesa e ujit të pijes, mungesa e kanalizimeve, infrastruktura e dobët rrugore, derdhja e ujërave të zeza në lumenj, janë disa prej problemeve që i përmendin opozita dhe qytetarët e këtij lokaliteti, raporton KTV.

Ndërsa, në territorin e komunës, në të cilën është themeluar Kllokoti, atë të Vitisë, gjendja është më e mirë, por që edhe këtu mungojnë ende gjërat më elementare, siç janë uji i pijes dhe rrjeti i kanalizimit.

Kryetari Sokol Haliti, ndonëse e pranon që çështjen e ujit dhe e kanalizimit nuk e ka të zgjidhur, thotë se gjatë mandatit të tij, është punuar shumë në të mirën e qytetarëve.

Haliti gjatë 4 vjetëve mandat kryesisht është fokusuar në bujqësi, infrastrukturë dhe Kulturë.