Arbëri

Shqipëria sot në heshtje zgjedhore

Shqipëria sot ndodhet në heshtje zgjedhore pasi të dielën do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.

Në zgjedhje do të marrin pjesë 16 subjekte politike, mes tyre dy të pavarur.

Partitë kryesore atje kanë përmbyllur të premten fushatën zgjedhore e cila kishte nisur më 25 mars.

Me ndryshimet e reja në Kodin zgjedhor, në këto zgjedhje votuesi ka të drejtë të zgjedhë jo vetëm partinë, por edhe kandidatin që preferon.

Zgjedhjet parlamentare të këtij viti zhvillohen në kushte pandemie, ku çdo votues do të t’i nënshtrohet një protokolli të rreptë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.