Arbëri

“Shqipëria dhe Kosova janë ende në shekullin XX”

“Shqipëria dhe Kosova janë ende me të dyja këmbët në shekullin XX”.

Kështu ka thënë sociologja dhe diplomatja Ulpiana Lama, në emisionin CODEX të KTV-së, teksa ka folur për librin "Një histori e shkurtër e së ardhmes" të autorit Jacques Attali.

Në këtë libër futuristik të ish-këshilltarit të presidentit François Miterrand, duke ndjekur një lloj logjike historike, Attali shkruan për pamjen që do të ketë bota në mes të shekullit të 21-të.

E ftuar në emision CODEX, ku flitet për botën e librit, Lama ka thënë se në Shqipëri dhe Kosovë, as politikëbërja e as vendimmarrja, nuk janë të shekullit 21.