Një bombol gazi ka shpërthyer para pak minutash në vendpunishten e parkingut nëntokësor në Prishtinë, në oborrin e Universitetit të Prishtinës, kanë bërë të ditur për KOHËN, dëshmitarët e ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe menjëherë, në vendpunishte janë mbyllur dyert.
"Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin e shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur në rrugwn ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Shpërthimi është dëgjuar në pjesë të largëta nga vendi i ngjarjes.
Në oborrin e UP-së po ndërtohet “Prishtina Parking”.
{gallery}