Përmes nismës ligjore, Qeveria synon që mohimin e krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë, ta kualifikojë si krim.
Kjo iniciativë e qeverisë për ta penalizuar mohimin e krimeve, është mirëpritur nga partia opozitare, LDK-ja. Por, kjo parti e quan edhe marketing politik të Qeverisë, raporton KTV.
Deputeti Armend Zemaj, thotë se ndalimi i mohimit të krimeve të kryera në Kosovë duhet të përfshihet në kuadër të Kodit Penal dhe jo të krijohet ligj i veçantë.
Kundër kësaj nisme ligjore të Qeverisë, është Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Ehat Miftaraj thotë se institucionet e drejtësisë dhe Kosova duhet të merren me dokumentimin dhe gjykimin e kryerësve të masakrave në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se mohimi i krimeve të kryera në Kosovë do të penalizohet me ligj.
Krim të dyfishtë e ka quajtur mohimin e krimeve të kryera.
Kjo nismë ligjore e Qeverisë vjen pas deklaratës së ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, i cili e kishte quajtur masakrën e Reçakut trillim.
Kjo bëri që ai të shkarkohej nga kjo pozitë, nga kryeministri Ramush Haradinaj.