Për herë të parë pas përfundimit të luftës, shoqata nga Gjakova “Thirrjet e nënave”, nuk ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga Komisioni qeveritar për të zhdukurit, në shënimin e 30 gushtit, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo shoqatë këtë ditë e ka shënuar me një aktivitet tek “varrezat e Çabratit” të Gjakovës, ku janë të varrosur viktimat e luftës të vrarë në këtë anë.
Kryetarja e shoqatës, Nysrete Kumnova, ka thënë për gazetën se arsyet janë se nuk pajtohen me themelimin e shoqatës “Qendra burimore për persona të zhdukur”, kryetar i së cilës është Bajram Qerkini, që njëherësh është edhe kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve.
Mospajtimet kanë lindur për shkak se nënkryetar i kësaj qendre të themeluar së fundi, është Milorad Trifunoviq që njëherësh është edhe përfaqësues i Shoqatës të të zhdukurve serbë në Kosovë.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.