Komuna e Vitisë ka themeluar Shkollën për Aftësimin Profesional të të Rriturve pa lejen e Ministrisë së Arsimit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Zbatimi i programit në këtë shkollë, që ka për qëllim përgatitjen profesionale të të rriturve, nuk është në përputhje me rregulloret në fuqi.
Shkeljet e menaxhmentit nga Komuna janë evidencuar në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, e cila ka theksuar se përgjegjësit brenda Komunës, të cilët ishin lidhur me këtë proces, kanë shkelur edhe udhëzimet administrative.
Nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është kërkuar që të marrë masat ndaj atyre të cilët kanë përgjegjësi për krijimin e shkollës në kundërshtim me ligjin.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)