Arbëri

SHKK anulon konkursin për 70 oficerë në mungesë të buxhetit

Mungesa e buxhetit ka bërë që Shërbimi Korrektues i Kosovës të anulojë konkursin e shpallur për pranimin e 70 oficerëve në burgun e sigurisë së lartë në Gërdoc dhe atij në Gjilan.

Drejtori i kësaj Qendre, Sokol Zogaj, thotë se pasi të formohet Qeveria e re, do të shpallet konkursi i ri, raporton KTV.

Ai shpreson që konkursi tjetër do të shpallet në janar të vitit të ardhshëm.

Konkursi ishte shpallur në qershor të këtij viti dhe për 70 vende të punës kishin aplikuar më shumë se 6 mijë vetë.