Arbëri

Shkëmb Manaj emërohet nënkryetar i Prishtinës

Shkemb Manaj

Nënkryetar i ri i Prishtinës është emëruar anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj.

Për këtë ka njoftuar kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku. 

“Shkëmbin, unë e Përparimi, e uruam për marrjen e përgjegjësisë së re, të nënkryetarit të Kryeqytetit. Ai, përgjatë katër viteve të shkuara, sikurse gjatë gjithë jetës së tij profesionale, ka shërbyer me plot dinjitet e me plot përgjegjësi në komunë”, ka shkruar Abdixhiku. 

Deri tani nënkryetarë të komunës kanë qenë Alban Zogaj e Jehona Lushaku-Sadriu, të cilët janë dorëhequr pasi që kanë fituar garën për t’u bërë deputetë të Kuvendi të Kosovës.