Arbëri

Shi e borë të dielën në Kosovë

Moti me bore

Mot kryesisht i vranët me reshje shiu dhe bore do të mbajë të dielën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshje të borës do të ketë sikurse në vise të larta, ashtu edhe në ato të ulëta. 

Temperaturat minimale pritet të jenë nga -1°C deri 1°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 1°C deri në 4°C. 

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1- 9m/s.