Arbëri

Shërbyesit civilë të Komunës në grevë një orëshe

Shërbyesit Civilë të Komunës së Prishtinës nga ora 09:00 -10:00 kanë hyrë në grevë.

Kryesindikalisti Ahmet Gashi, ka thënë se sot kanë mbajtur grevë një orëshe, raporton KTV.

Ndërkaq, edhe nesër do ta vazhdojnë grevën por Këshilli Grevist do të vendos se si do të vazhdojë greva në ditët në vijim.

Ahmet Gashi, Kryesues i Këshillit grevistë, tha se pothuajse të gjithë shërbyesit civilë iu kanë përgjigjur pozitivisht grevës.

Sindikata e Shërbimit Civilë të Kosovës dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës u kanë bërë thirrje institucioneve që të reflektojnë mbi kërkesat e tyre.