Pjesëtarë të Shërbimit Korrektues janë duke protestuar përballë ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit, duke kërkuar nga Presidenti Hashim Thaçi që të mos dekretojë Ligjin për paga.
Zenun Sadikaj, kryetar i Sindikatës, ka thënë se në protestë janë stafi i qendrave të paraburgimit dhe Qendrave korrektuese.

Ka thënë se “janë viktima të njerëzve të paditur që janë ulur në kolltuqe”, raporton “Koha Ditore”.
Sadikaj ka thënë se nuk e kuptojnë ministrin e Drejtësisë se si i mbron prokurorët e gjykatësit që kanë paga shumëfish më të mëdha.
Ai ka kërkuar që të kenë koeficiente ashtu siç kanë Policët dhe rrezikshmërinë 40 për qind.
Te protesta e shërbimit korrektus ka dal edhe ish-drejtori i shërbimit korrektues Sokol Zogaj, i cili tani është këshilltar i kryeministrit dhe i ka ftuar përfaqësuesit në një takim në Kryeministri.