Pas të reshurave të vazhdueshme të shiut rreth orës 21:00 të mbrëmjes të premten nga rrëshqitja e dheut në fshatin Brod është bllokuar rruga, pikërisht në lagjen “Emërllahave”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë dhjetëra banorë dhe ekipe të zyrtarëve të Komunës. Ndërkohë në mbështetje të tyre ka dalë në mënyrë vullnetare kompania “Vera sh.p.k” e cila është duke bërë përpjekje për hapjen e rrugës.
Rifat Rrustemi, banor nga fshati Brod, ka thënë për KOHËN se banorët së bashku me kompaninë dhe zyrtarët e komunës po e largojnë dheun nga rruga megjithëse të reshurat e shiut dhe të borës po vazhdojnë.
“Pas reshjeve të fundit jemi në vendin e ngjarjes jemi duke e hapur rrugen në fshatin Shtërpcë, pikërisht në lagjen ‘Emërllahave’, e cila është bllokuar nga rrëshqitja e dheut pas të reshurave të shiut. Deri tani kanë mbetur të bllokuara 30 familje të fshatit”, ka thënë Rrustemi.