Arbëri

Hapet për qarkullim rruga Gjakovë – Klinë

dheu

(Përditësuar) - Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë – Klinë, në segmentin te fshati Vollajkë ka njoftuar “TV Syri Vision”.

Kjo rrugë ishte  bllokuar si pasojë e shembjes së dheut gjatë mesnatës të së shtunës. 
Kompani kontraktuese me ekskavatorë kanë punuar gjatë ditës për ta zhbllokuar rrugën. Rruga është bërë e kalueshme, por inxhinierët kanë thënë se duhet pasur kujdes, raportoi “TV Syri Vision”. 
 


Shembet dheu, bllokohet rruga Gjakovë-Klinë

Rruga Gjakovë-Klinë është bllokuar për shkak të shembjes së dheut.

Policia për rajonin e Pejës ka thënë se rruga është e bllokuar për qarkullim. 

“Nga ora 1:00 pas mesnatës Policia është njoftuar se rruga Klinë-Gjakovë, saktësisht në Volljakë, ka shembje dheu. Njësitë kanë dalë aty. Rruga është e bllokuar për qarkullim. Kompania kontraktore për rregullim po bënë përpjekje për ta liruar”, ka thënë Policia duke shtuar se sasia e dheut të shembur është e madhe. 

Policia ka shtuar se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të ekipit, nuk dihet se kur mund të lëshohet për qarkullim ajo rrugë.