Arbëri

SHBA paralajmëron sanksione për shtatë zyrtarë në Republikën Serbe

Departamenti i Shtetit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar sanksione ndaj shtatë individëve dhe entiteteve për pjesën e tyre në rrjetin e patronazhit të presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik. 

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në “X”, se në mesin e të sanksionuarve do të jetë një politikan i Bosnjë-Hercegovinës që shërben në agjendën politike destabilizuese të Dodikut.

“SHBA-ja po sanksionon shtatë individë dhe entitete për pjesën e tyre në rrjetin e patronazhit të Presidentit të Republika Serbe Dodik. Ne po sanksionojmë gjithashtu një politikan të Bosnje-Hercegovinës, i cili shërben si lehtësuesi kryesor i korrupsionit dhe agjendës politike destabilizuese të Dodikut”, thuhet në njoftimin e zyrtarit të DASH-it.