Gjykatësi për procedurë paraprake i Gjykatës Themelore në Pejë Sylë Lokja ka marrë vendim që të dyshuarit për krime luftë në Kosovës Milroad Zajiqit t’i zgjatet arresti shtëpiak edhe për dy muaj, transemton Koha.net.
Prokuroria Speciale e Kosovës dyshon se Zajiq ka bërë krime lufte në Kosovës pasi në përfundim të luftës në vitin 1999, si pjesëtar i policisë, ka marrë pjesë në djegien e shtëpive të shqiptarëve.
Masën e arrestin shtëpiak Zajiq po e vuan në shtëpinë e në Klinë nga 20 marsi i këtij viti e ai ishte arrestuar më 19 mars.
Njoftimin për këtë masë arresti, përcjell radikim, e ka bërë avokati i Zajiqit Dejan A. Vasiq i cili ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës.