Arbëri

Serbia thotë se e ka ndaluar një ish-pjesëtar të UÇK-së në Horgosh

Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se kanë ndaluar një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me inicialet M.I. në pikën kufitare të Horgoshit të shtunën në mëngjes, raporton "Danas"

Pika kufitare e Horgoshit lidh Serbinë me Hungarinë.

Daçiqi ka pretenduar se ish-pjesëtari i UÇK-së dyshohet për “krime lufte”.

Sipas ministrit të Brendshëm serb, të arrestuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.  

KOHA ka dërguar pyetje te Ministria e Jashtme e Kosovës dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd. Posa të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.