Arbëri

Serbia gjithmonë në marrëdhënie krize me fqinjët, ato i zgjidh gjithmonë Vuçiq!

Serbia pothuaj gjithmonë është në marrëdhënie krize me dikë nga fqinjët nga ish –Jugosllavia, qoftë me përgjim, qoftë me tregti, e, madje qoftë dhe me akuzat për grusht shtet, transmeton Koha.net.

Mediet po rrisin efektin e krizës dhe sidomos dhe rolin e Aleksandar Vuçiqit në zgjidhjen e këtyre krizave, vlerësojnë bashkëbisedues të portalit N1.

Që nga bindja e Milorad Dodikut të Republika Srpska që të heqë dorë nga referendumi, deri te zgjidhja e krizës së fundit me Maqedoninë, është e gjatë lista e zënkave me fqinjët, e ato, së paku sipas shkrimeve të medieve, i ka zgjidhur vetëm një njeri – Vuçiq. I ka zgjidhur me lule, me çokollatë, me thirrje telefonike

Ç’kriza janë këto që zgjidhen me një telefonatë?

"Kriza mund të zgjidhet me një telefonatë vetën nëse vetë e ke krijuar atë krizë. Risi në këtë krizë të fundi është s’e ai e bëri shumë drastike në planin e jashtëm. Ka pasur çarje edhe me Kroacinë, por nuk ka pasur masa të tilla drastike siç është mbyllja e ambasadës", thotë gazetari Vremes nga Beogradi Anastasijeviq.

Edha gazetarja e “Danas” Safeta Bishevac mendon se i hapi shtetit ka qenë i pazakonshëm e hapi presidenti i rëndomtë”.

"As që kam dyshuar se kryetari me një telefonatë nuk do ta zgjidhë problemin Beograd- Shkup. Por ashpërsimi i marrëdhënieve nuk është dashur të ndodhë. Serbia është dashur që ata ta zgjidhë mënyrë diplomatike, pa ngritje tensionesh dhe pa tërheqje të ambasadorit", vlerëson ajo.

Kriza në marrëdhëniet me fqinjët ka shkuar edhe në Kuvendin e Serbisë ku deputetët i kanë bërë pyetje Qeverisë.

"Me luftën diplomatike a po tërhiqet vëmendja nga koalicioni që Lista Srpska po e bën me Ramush Haradinajn?”, pyeti deputeti i Partisë Demokratike Balsha Bozhoviq.

Deputeti i pavarur Gjorgje Vukadinoviq ka vlerësuar se tërheqja e tërë personelit nga ambasada përkujton masën që i paraprin bombardimi ose lufta, ndërsa Sanda Rashkoviq Iviq porosit se do të ishte mirë që shërbimet e informimit të tregojnë se për çfarë vërtet bëhet fjalë e të mos ketë ”jo kështu, jo ashtu”.

Nga pushteti nuk ka përgjigje se për çfarë vërtet është fjalë, por përkujtohet se pushteti i kaluar kishte dëbuar ambasadorin e Maqedonisë pasi që ky shtet e kishte njohur Kosovën në vitin 2008. .

"Në Serbi ka paqe, në rajon ka paqe, e gjatë pushtetit të tyre, që e shkatërroi Serbinë nga vitit 2000 deri në vitin 2012 kanë ndodhur shumë katastrofa, ndër të tjera edhe në planin e jashtëm", ka thënë Kuvend deputeti i Partisë përparimtare (që e udhëheq Vuçiq) Aleksandar Martinoviq.

plani i politikës së jashtme gjithmonë është i ndërlidhur me skenën e brendshme politike, kanë theksuar bashkëbiseduesit e këtij mediumi.