Arbëri

Serbët raportojnë për sulm në ambulancën e Novakut të Prizrenit

Prizren, 31 maj – Mediat serbe raportojnë sot edhe për një sulm që në fshatin Novak të Prizrenit është kryer në ambulancën e Qendrës Shëndetësore të Prizrenit. Tanjug citon drejtorin e kësaj ambulance, dr. Lubisha Nedelkoviqin, sipas të cilit janë thyer dyert e ambulancës dhe është shkatërruar pjesa më e madhe e dokumentacionit të kësaj qendre.

Ngjarja, sipas këtij burimi, mund të ketë ndodhur natën midis të martës e të mërkurës. Nedelkoviq po ashtu paragjykon se “nuk beson në zbulimin e autorëve të kësaj vepre”. Ai ka thënë se kjo qendër ishte sulmuar edhe më herët, porse autorët asnjëherë nuk janë zbuluar.