Arbëri

Serbët në veri ankohen, qeveria insiston se është inskenim

E mërkura ishte ditë e zakonshme në veri të vendit por edhe me ankesa nga serbët e Mitrovicës Veriore.

Ata ankohen se nuk kanë miell, qumësht, sheqer dhe produkte të tjera ushqimore.

Mirëpo, pavarësisht paralajmërimeve për krizë humanitare, në shitore të ndryshme një krizë e tillë e proklamuar nuk është vërejtur, raporton KTV.

Por, sipas Qeverisë së Kosovës, në veri nuk ka mungesë të produkteve.

Ministri i Tregtisë, Endrit Shala, thotë se ky është plan i Serbisë, ngase sipas tij, inspektorët kanë vërejtur se në disa pika shitëse produktet janë larguar qëllimshëm.

Ndërkaq, kryeministri Ramuash Haradinaj ka reaguar sërish për këtë çështje, duke thënë se asnjë skenar mashtrues ose lajm i rremë nuk do të ndikojë që institucionet e Kosovës të heqin dorë nga misioni i tyre për zbatimin e ligjit.

Reagimi i Serbisë dhe serbëve në veri për të krijuar krizë humanitare vjen pas vendosjes së tarifës 100 për qind ndaj mallrave serbe.