Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se është pamundësuar kalimi i autobusëve dhe kamionëve nga Kosova, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe Merdar, në territorin e Serbisë.
Shefi i stafit të ministres Donika Gërvalla, Sharr Jakupi, ka bërë të ditur se momentalisht nuk është i sigurt as kalimi i veturave për shkak të protestave që po mbahen.
“Ju njoftojmë se ne territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdar, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave”, ka shkruar ai në Twitter.
MPJD-ja ka bërë thirrje për qytetarët që janë duke udhëtuar dhe gjenden në territorin e Serbisë, t’i përdorin pikat kufitare Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut. Ndërsa ata që nuk kanë hyrë në Serbi, luten të mos udhëtojnë përmes këtij vendi.
? ⛔️ Ju njoftojmë se ne territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Nuk është i sigurtë për momentin as kalimi i veturave. pic.twitter.com/jQbuDq15uQ
— Sharr Jakupi (@sharrjakupi) June 19, 2023