Arbëri

Selimi: Programi i Haradinajt për Prishtinën “shpi për shpi, mahall për mahall”

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se programi i kandidatit të AAK-së, Daut Haradinaj për Prishtinë është “bottom up” që nënkupton nga poshtë-lartë.

Selimi ka thënë në një status në Facebook se programi i Haradinajt do të jetë “shpi për shpi, mahall për mahall”.

“Shpi për shpi, mahall për mahall. Programi i Dautit për Prishtinën është “bottom-up” (prej poshtë, nalt). Qytetari i Prishtinës është përcaktuesi i zhvillimit e jo funksionarët e qeverisë. Nuk kemi nevojë për fasadë as performaca. Mobilizim i qytetarit të Kodrës së Trimave, Kolovicës, Qendrës, Dardanisë, Ulpianës, Veternikut, Hajvalisë, Bardhoshit e krejt lagjeve e katundeve, duke na përfshi edhe neve të ardhurve e që Prishtina na pranoi si bijë e bija te Kryeqytetit. Dao është zani jem”, ka shkruar Selimi.