Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, në seancën e sotme, e pyeti ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, lidhur me deklaratat se ai e kishte shkarkuar këshilltarin e tij, Enis Qerkën, me marrëveshje.
“Lirimi nga detyra është bërë me marrëveshje. E kam liruar nga detyra pas raportimit, është e vërtetë. Në kohën kur është emëruar këshilltar, nuk ka pasur as nuk ka aktvendim për hetime apo aktakuzë”, ka thënë Selimi.
Ai po ashtu tha se raportimi i medias për këtë çështje e ka përmirësuar Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa ka kërkuar që ai si ministër të mos akuzohet për këtë.
Hyseni po ashtu kërkoi transparencë nga Selimi për emrat e këshilltarëve të tjerë të tij.
Qerka është larguar nga detyra, pas raportimit të KOHËS se ai ishte arrestuar nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë drogë. Emërimi i Qerkës këshilltar nuk ishte bërë publik.