Fatmir Sejdiu, i cili ishte president në kohën kur Martti Ahtisaari formësoi idenë për statusin e Kosovës, thotë se propozimin finlandezi ia përmendi pesë muaj para se ta prezantonte publikisht.
Në një intervistë të shkurtër për KOHËN, ish-presidenti Sejdiu flet për negociatat e Vjenës, për prapaskenat që i paraprinë planit Ahtisaari, për shpalljen e pavarësisë dhe për negociatat që vazhdojnë të zhvillohen me Serbinë.
Pikëpamjet i ka shprehur në ditën kur janë bërë 14 vjet prej kur, në cilësinë e të emëruarit të posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për negociata Kosovë-Serbi, Ahtisaari prezantoi në Prishtinë planin e tij, që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Kosovës.