FSK

Sead Veseli – ushtari më i mirë i Kosovës më 2024

Ushtari më i mirë 2024

Fituesit e garës. Foto: FSK

Sead Veseli është zgjedhur ushtari më i mirë i Forcës së Sigurisë së Kosovës për vitin 2024, në ceremoninë e mbajtur të premten në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Ai doli me rezultatet më të larta në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, që u realizua nga data 22 prill deri më 26. Sipas njoftimit nga FSK-ja, pjesëmarrës ishin 51 konkurrentë, 29 nga ta ishin pjesëmarrës ndërkombëtarë e 22 të FSK-së.

Veseli është ushtar nga Regjimenti i tretë i Këmbësorësisë. I dyti në këtë garë doli Lavdim Ibishi dhe i treti Endrit Shartolli.

Ndërsa në radhët e ndërkombëtareve vendin e parë e fitoi nënoficeri nga Jordania, Mohammed Yousef Ahmad, i cili njëherë u shpall “ushtari më i mirë ndërkombëtar 2024”, i përcjellë nga Sergeant Salameh Maddallah Salameh, po ashtu nga Jordania, i cili u radhit i dyti, ndërsa i vendi i tretë i takoi nënoficerit nga Mali i Zi, Zoran Marijanoviq.

Gara e “Ushtarit më i mirë 2024” është organizuar nga rreshtermajorët e Komandave dhe njësive të FSK-së, nën drejtimin e rreshter majorit të Komandantit të FSK-së Bedri Zuka. 

Në garën “Ushtari më i mirë 2024” morën pjesë garues nga Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Jordania, Kanadaja dhe Letonia. Pjesëmarrësit garuan në disiplinat: testi fizik, gjuajtje me armë të gjata dhe të brezit, navigim tokësor, kalimi i poligonit të besueshmërisë, hedhja e granatës, ndihma e parë, vëzhgimi i terrenit dhe marshimi.