Arbëri

Samiti Brdo-Brijuni “blindon” Tiranën

Tirana zyrtare po i jep “ dorën e fundit” përgatitjeve për samitin e Brdo-Brijunit. Bisedimet konkrete në kuadër të kësaj nisme do të mbahen paraditen e të enjtes.

Bulevardi kryesor i kryeqytetit është mbushur me simbolika lidhur me samitin dhe vendet pjesëmarrëse, ndërsa policia e shtetit ka hartuar një plan masash për sigurinë. Ne kohen e mbërritjes se krerëve te shteteve lëvizja vetëvendosje proteston kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe kreut të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik.

Sipas burimeve avioni i Vuçiqit mbërrin në aeroportin e Rinasit rreth orës 20:00 të së mërkurës dhe uniformat blu kanë parashikuar shoqërimin e tij dhe të gjithë liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, nën masa të rrepta sigurie ku do të ketë bllokim të përkohshëm të disa akseve rrugore.

Edhe garda e republikës është angazhuar me plan masash për të siguruar mjediset ku do të mbahet samiti i cili organizohet me ftesë të presidentit Ilir Meta.

Krahas liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë do të jetë e pranishme të enjten, edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini e cila ndodhet ne Tirane.

Për lëvizjen vetëvendosje në Tiranë Vuçiq dhe Dodik janë persona ‘non grata’, ndërsa në samit të pranishëm do të jenë edhe presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitaroviq dhe presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.