Arbëri

Sali Berisha pritet me entuziazëm nga mbështetësit e PD-së

Sali Berisha

Një numër i madh i njerëzve janë tubuar në selinë e Partisë Demokratike në Shqipëri të mërkurën teksa aty po hynte lideri i partisë, Sali Berisha.

Berisha më herët u lirua nga arresti shtëpiak.

Teksa hynte në seli, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë u prit me brohoritma.

Sali Berisha ishte  në “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023. Kjo masë u mor pasi nuk zbatoi masën “detyrim paraqitje”, duke refuzuar të shkojë të merret në pyetje në SPAK.

Berisha po akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në territorin e të cilit dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndërtoi kulla.

Lexo përditësimet tjera
Sali Berisha

Lirohet Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është liruar nga arresti shtëpiak. Gjykata...