Arbëri

Rugova rrezikon të sillet me forcë në Gjykatë

Është shtyrë seanca ndaj kryetarit të Istogut, Haki Rugova, për datë të pacaktuar në Gjykatën Themelore të Pejës. Kjo, pasi që në Gjykatë nuk është paraqitur i akuzuari Rugova.

Kjo është hera e dytë që kryetari i Istogut nuk paraqitet në seancën e shqyrtimit fillestar, raporton KTV.

Herën e kaluar, Rugova, përmes një shkrese dërguar Gjykatës, mospraninë në Gjykatë e kishte arsyetuar me mungesë të avokatit.

Kryetari i trupit gjykues, Sylë Lokaj, ka thënë se është njoftuar se ftesa për seancë i është dërguar kryetarit, por që nuk ka marrë njoftim me shkrim.

Në rast se vërtetohet se ftesa i është dorëzuar me kohë, Gjykata ka paralajmëruar sjellje me forcë për kryetarin e Istogut.