Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, në të cilën kanë raportuar Bordi i RTK-së dhe drejtori i përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.
Ata thanë se po punojnë në bazë të transparencës dhe se do të angazhohen që të gjendet edhe zgjidhje qoftë për financim të qëndrueshëm të RTK-së dhe zgjidhja e pronës për transmetuesin e vetëm publik në vend, shkroi mediumi publik të hënën.
Kreu i Bordit, Besnik Boletini shprehu kërkesë për rritje të buxhetit të këtij institucioni. Ai tha se progresi që synohet është ende larg, pavarësisht punës që është duke u bërë.
“Nëse mbesim me këtë buxhet do të kemi ngecje në aspektin teknik dhe në program, shpresoj që të kemi rritje të buxhetit për vitin 2023. Është momentumi, nëse na shtohet buxheti ne do të japim premtime publike. Viti 2023 është vit i zhvillimit të RTK-së”, theksoi ai.
Kryetari i Komisionit, Valon Ramadani deklaroi se me rëndësi në dy tre vitet e ardhshme për RTK-në është llogaridhënia dhe transparenca.
“Unë mendoj se duhet të kthehet besueshmëria në RTK dhe ajo duhet të reformohet. RTK duhet të përmbush misionin që ka. Neni 3 i RTK-së e thotë qartë se RTK ka mision: informimin, edukimin dhe argëtimin. Ka përmirësim të madh, transparencë dhe llogaridhënie në RTK”, theksoi ai.
Ramadani u shpreh se do të punohet që çështja e pronës të RTK-së të zgjidhet.“Nëse mbesim me këtë buxhet do të kemi ngecje në aspektin teknik dhe në program, shpresoj që të kemi rritje të buxhetit për vitin 2023. Është momentumi, nëse na shtohet buxheti ne do të japim premtime publike. Viti 2023 është vit i zhvillimit të RTK-së”, theksoi ai.
Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, ka kërkuar më shumë vëmendje rreth zhvillimeve që kanë të bëjnë më ecurinë dhe procesion në Dhomat e Specializuar të Kosovës./rtk