Energjia elektrike është bërë shkas që Bekir Babajt t’i digjet shtëpia të premten e javës së kaluar.
Ai këtu jetonte bashkë me 5 fëmijët dhe gruan e tij, raporton KTV.
Babaj thotë se nuk ka mundësi që ta ndërtojë vetë shtëpinë, pasi jeton me skemë sociale.
Ai shpreson se komuna do t’i ndihmojë në lidhje me këtë, pasi ai bashkë me familjen është duke qëndruar te familjarë të tij.
Megjithatë, në Komunën e Skenderajt thonë se pasi të bëhet vlerësimi i dëmeve, do të mundohen që t’i bëjnë zgjidhje.
Përderisa KEDS-i nuk ka kthyer përgjigje për të treguar shkaqet që kanë mundur të çojnë në djegien e shtëpisë.