Në hapësirën në mes të Fakultetit të Filologjisë dhe Katedrales, bashkë me rrugën “Xhorxh Bush”, përfundimisht do të ndërtohet një parking nëntokësor me “Parkun Qendror” mbi të.
Gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit lokale, në nëntor të vitit të kaluar, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pati thënë se aty do të bëhet një park.
Por, përfundimisht, në këtë hapësirë nuk do të ketë shesh. Aty, sipas Ahmetit, këtë vit do të fillojë ndërtimi i një parkingu nëntokësor dhe “Parkut Qendror” mbi të.
Pos këtij parku, Komuna në buxhetin e sivjetmë ka ndarë edhe 1 milion euro për ndërtimin e katër parqeve sikur ai te salla “1 tetori”.