Rruga Prishtinë – Fushë-Kosovë është bllokuar, pasi policia ka ndaluar një person të dyshuar me veturë.
Policia njofton se ka ndaluar dhe shoqëruar personin në stacioni policor, derisa rruga do të hapet pasi të përfundojë “kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes”.
Ndërkohë, lexues të KOHËS bëjnë të ditur se vetura është ndaluar në afërsi të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.
“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore. Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes”, është bërë e ditur Zyra për informim e Policisë së Kosovës.