Gjendja ekonomike në Kosovë ka filluar të rëndohet pas rritjes enorme të çmimeve. Derisa çmimet e vajit, miellit, naftës e shumë produkte tjera janë rritur dukshëm, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se kjo situatë e ka rënduar jetën e qytetarëve dhe se Qeveria duhet të marrë masa.
I pari i Vitisë ngritjen e çmimeve e quan edhe të pakuptimtë, pasi që pagat në Kosovë nuk mund ta përballojnë këtë problem.
“Ngritja e çmimit të bukës dhe të miellit është vërtetë e pafalshme dhe produkteve tjera bazike, vajit gjithashtu dhe produkteve të tjera. Tani e kemi ngritjen e çmimit enorme të naftës dhe vërtetë të pakuptimtë, tani e kemi një bllokim edhe të kompanive, edhe një mision vërtetë të zhvillimit dhe të punimeve në infrastrukturë, ndërtimtari dhe i gjithë cikli zhvillimorë në Kosovë do të ndalet nëse ky trend vazhdon, prandaj këtu duhet të ndalen artikujt bazë, do të thotë është mielli, buka, shtrenjtimi i saj, produktet e miellit, në anën tjetër vaji, nafta gjithashtu hekuri dhe të tjera që vërtetë të gjithë ciklin e kanë bllokuar dhe këto janë produktet bazë në të cilat duhet të intervenohet”, ka thwnw ai pwr KSP.
Haliti ka shtuar se qytetarët janë ata të cilët pësojnë në lidhje me këtë problem.
“Është një situatë e çoroditur vërtetë, e ka çekuilibruar edhe tregun dhe e ka rënduar aspektin social dhe drejtpërdrejt e prek interesin qytetarë dhe shportën e qytetarit. Është brengosëse edhe për ne si qytetarë por edhe për ne si kryetarë, vërtetë është e papërballueshme kjo situatë, e cila është duke ndodhur për qytetarin e Kosovës dhe të Vitisë”, tha ai, duke shtuar se pwr kwtw problem qeveria duhet tw marrw masa.
Haliti mw tej tha se janw në kontakt ditor edhe me qytetarët por edhe me bizneset.
“Në Kosovë është një situatë në të vërtetë në përjashtim nga të gjitha për shkak se këtu brenda ditës ndërron çmimi i derivateve apo ndonjë artikulli që me të vërtetë është e patolerueshme, duhet të shikohet ky aspekt dhe duhet vërtetë të merren masat dhe shteti duhet ta luaj rolin e vet dhe inspektorati gjithashtu. Është e papërballueshme me këto paga të cilat i kanë qytetarët që janë të punësuar dhe lërë ata të cilët janë të papunë dhe që numri i tyre është mjaft i madh, dhe Qeveria në kuadër të rregullave dhe ligjeve duhet por ka mundësi të bëjë masa lehtësuese siç po bëjnë shtetet e tjera, si Shqipëria dje ka marrë masa, Kroacia po ashtu dhe shumë vende të tjera, prandaj për këtë punë është Qeveria dhe për këtë punë është shteti që t’i dalë zot qytetarëve në momente të vështira dhe në momente të krizës”, potencoi Haliti. /KSP