Ilmi Pervetica, fermer nga Breznica e Obiliqit, që tri vjet po ka problem me shfrytëzimin e tokave të tij pasi i është bllokuar qasja në to.
Ai po pretendon se tokën e ka uzurpuar një bashkëfshatar dhe për këtë edhe e ka rrethuar atë, duke ua pamundësuar atyre lëvizjen.
Pervetica thotë se ka qenë edhe në Komunën e Obiliqit për të kërkuar zgjidhje, por deri tash nuk është bërë asgjë, raporton KOHA.
Bllokimi i rrugës u ka shkaktuar telashe edhe banorëve të tjerë të fshatit.
Por të gjitha këto pretendime, Burim Gashi po thotë se janë të pavërteta. Ai ka thënë se pronën e ka rrethuar për të mos e dëmtuar të tjerët.
Nga Komuna e Obiliqit kanë thënë se janë në dijeni të këtij rasti. Shkurt kanë thënë se inspektorët komunalë janë duke punuar për zgjidhjen e këtij problemi.