Arbëri

Rrëfimi i ukrainases që jeton në Kosovë

Ka dhënë shpesh intervista për biznesin e saj të aksesorëve që e ushtron në Kosovë për gati dhjetë vjet.

Por mëngjesin e së enjtes ukrainasja Elena Lutkievich-Lushaku e zbardhi me lajmin për nisjen e luftës në shtetin prej nga vjen dhe me interesimin e njerëzve për informatat që ka nga atje.

paralajmërimeve, nuk e kishte besuar se një gjë e tillë do të mund të ndodhte.

“Është lajm fort i trishtueshëm, e kemi pritur, por s’e kemi besuar kështu në fund, por ndodhi kjo, edhe njerëzit janë mjaft, populli është mjaft i shqetësuar, si ai ukrainas, si ai i Rusisë. Sepse nuk e kemi menduar që në këtë shekull mund të ketë luftë me bomba, me aeroplanë, me helikopterë”, tha Elena Lutkievich-Lushaku.

Luftën thotë se nuk e kanë pritur as familjarët e saj që jetojnë në Ukrainë.

“As ata nuk dinë, janë të humbur, nuk e kanë pritur, nuk dinë as çfarë të thonë, vetëm i kanë bërë gati gjërat, kanë mbledhur çfarë kanë pasur, dhe nuk e dinë. Kufiri po më duke që është mbyllur, as nuk kanë ku të shkojnë, nuk e di, njëherë janë në panik”, shtoi ajo.

Ndonëse ka thënë se ata jetojnë në qendër të Ukrainës, sulmet i kanë dëgjuar.

“Qysh më kanë thënë mami e shoqet me të cilat kam kontaktuar, është dëgjuar, është dridhur, është dëgjuar eksplodimi, u dridhke dera, çfarë të them, trishtim”, u shpreh ukrainasja e martuar në Kosovë.

Ajo thotë se nga informatat që ka kufijtë e Ukrainës janë mbyllur dhe se nuk lejohet largimi nga vendi. Por, sipas saj, nëse situata keqësohet atëherë familja e saj nuk ka rrugëdalje tjetër përveçse të kërkojë ndihmë diku.