Kuvendi Komunal në Shtime ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryesuesit të ri të Kuvendit. Me këtë rast Rrahman Jakupi nga PDK-ja mori votat unanime për ta drejtuar Kuvendin.
Muajin e kaluar opozita e pati shkarkuar ish-kryesuesin nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Ademi.
Jakupi me rastin e marrjes së detyrës së re ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë anëtarët e Kuvendit dhe me ekzekutivin me qëllim që proceset të ecin përpara.
"Si i zgjedhur do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë anëtarët e Kuvendit pa dallim partie dhe e vlerësoj mendimin ndryshe për shkak se jemi vend demokratik. Prioritet i tanishëm është buxheti komunal i cili shpresoj se deri në fund të muajit do të votohet", ka thënë midis të tjerash Jakupi.