Arbëri

Rohde shpreson ta shohë Kosovën pjesë të Bashkimit Evropian një ditë

Jorn Rohde

Rohde gjatë festimit të "Ditës së Evropës" në Prishtinë

Foto: Driton Paçarada

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka thënë se shpreson që një ditë Kosova do t’i bashkohet atë që ai e ka quajtur si projektin më të suksesshëm të paqes në botë, Bashkimin Evropian.

Rohde festoi “Ditën e Evropës” në sheshin kryesor të Prishtinës me disa aktivitete. Nga aty dha mesazhin se Bashkimi Evropian është projekt i papërfunduar pa shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Për Rohden, Evropa simbolizon liri, prosperitet dhe paqe.

“Bashkimi Evropian është projekti më i suksesshëm i paqes në botë. Është projekt i papërfunduar. Shpresoj se do të ketë anëtare të reja së shpejti dhe një nga to të jetë Kosova një ditë”, ka thënë Rohde.

Ambsadori ka theksuar se Gjermania po bën gjithçka për ta mbështetur Kosovën drejt këtij procesi.