Arbëri

Rizvanolli: Ministria e Ekonomisë ka shumë sfida, sivjet kemi një varg objektivash

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se te marrë detyrën ka bërë një skanim të gjendjes pasi që nuk ka pasur plan të qartësuar të puns.

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregi, Rizvanolli ka thënë se qëllim kryesor i saj është zhvillimi ekonomik, duke shtuar se kanë hartuar një varg objektivash që mund të arrihen këtë vit.

Kemi hartuar një varg objektivash që mund të arrihen ketë vit. Sektori i energjisë është shumë i rëndësishëm. Përmirësimi i qëndrueshëm i furnizimit me energji nga burime të ndryshme e do të rishikohen ligjet. Menaxhimi i resurseve të energjisë. Hartimi i masterplanit dhe fizibilitetit për gazin në Kosovë. Reduktimin e ndotjes nga termocentralet. Fondi për efiçiencë të energjisë. Këtë vit janë disa pika me reforma për sektorin e energjisë. Hartimi i politika për strategjinë e energjisë. Zhvillimi i kornizës legjislative që kërkohen nga AKI e BE-së që do t’i shërbejnë sektorit të energjisë”, ka shtuar ajo.

Ministrja e Ekonomisë ka deklaruar tutje se mbikëqyrja publike mbetet sfidë, duke u nisur nga fakti se sipas saj, informatat që i kanë marrë janë të mangëta.

Disa gjetje qe i kemi gjetur, informatat që janë marrë kanë qenë të mangëta ku shpesh ndërmarrjet publike, bordet kanë vendosur se kur do ti ndajnë ato, jemi duke punuar që të kemi më shume transparencë. Ka shumë ndërmarrje me probleme të likuiditetit, që nuk mund t’i paguajnë as pagat e punëtorëve, borxhe në ATK, punësime familjare e të tjera. Në plan kemi të miratojmë plotësim ndryshimin e ligjit për ndërmarrjet publike dhe të shohim mundësitë e investimeve në ndërmarrjet publike”, ka thënë tutje.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka pyetur ministren Rizvanolli për Zonat e Interesit se a do të studiohen ato dhe sa do të jenë fondet, ndërsa ajo i ka thënë se për studim të fizibiltetit do të marrin staf.

“Këtu hyn ligji për investime strategjike dhe ligji për miniera, mbetet vetëm ky i fundit a do ti trajtoni me vetëm këtë ligjin apo do ta prisni ligjin për investime strategjike, kjo për shkak që ka pasur mangësi të mëdha. Në këtë aspekt do të bëhet revidimi i ligjit për investime strategjike”, ka thënë tutje ajo.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka pyetur ministren Rizvanolli për Marrëveshjen e Uashingtonit ku përmendet sektori i energjisë dhe hekurudha Prishtinë-Merdare. Rizvanolli i ka thënë “se ju e dini qëndrimin e Qeverisë sa i përket Marrëveshjes”, duke shtuar se do t’i shqyrtojnë rekomandimet e raportit.