Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se intervenimet në kanalin e Ibër - Lepencit kanë përfunduar dhe furnizimi i kanalit me ujë ka rifilluar.
Ajo ka thënë se për shkak të rrjedhjeve të ujit në pjesën e kanalit që është dëmtuar dhe për të ruajtur sigurinë e kanalit, ka qenë e domosdoshme të bëhet zgjidhje e re inxhinierike.
Ajo ka thënë se për të realizuar punët në kanal, furnizimi i kanalit me ujë është ndërprerë mbrëmë në mesnatë. Si rrjedhojë, komunat që furnizohen me ujë nga Ibër-Lepenci mund të kenë reduktime gjatë ditës së sotme.
“Intervenimet në kanal sapo kanë përfunduar dhe furnizimi i kanalit me ujë ka rifilluar, ndërsa nivelet e ujit në Termocentralin Kosova B janë monitoruar dhe kanë qenë të mjaftueshme përgjatë gjithë kohës. Sikurse edhe gjatë dy ditëve të kaluara, prioritet i parë do të mbetet furnizimi i mjaftueshëm i termocentralit me ujë për ftohje, për të zgjeruar pastaj furnizimin për KRU-të sa më herët që është e mundshme”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.
Ajo ka inkurajuar qytetarët të ndjekin njoftimet e Kompanive Rajonale të Ujësjellësit për informata të sakta rreth furnizimit me ujë.
