Është rishpallur konkursi për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës.
Asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të marrë shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues.
Nis procesi i zgjedhjes së rektorit të ri të UP-së
Ka nisur procesi i zgjedhjes së rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Procesi ka nisur me intervistimin e kandidatëve dhe pas intervistimit fillon votimi.
Siç pati raportuar KOHA në fund të muajit maj, këtë pozitë e kanë mësyrë prorektorë e profesorë të ndryshëm.
Kandidatët që synojnë pozitën e Rektorit janë Sefer Avdijaj- profesor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore dhe aktualisht prorektor për kërkime, projekte, inovacion dhe informacion; But Dedaj- profesor në fakultetin Ekonomik, Faton Berisha – profesor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore dhe aktualisht prorektor për personel akademik, integritet dhe botime; Isak Shabani- dekan në Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Pozita e rektorit parasheh mandat katërvjeçar, me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat.
Aktualisht pozitën e rektorit e mban Qerim Qerimi. Ai këtë pozitë e fitoi në vitin 2022 pasi rektori i atëhershëm Naser Sahiti u shkarkua nga Këshilli Drejtues me arsyetimin se nuk ka treguar performancë të mirë në menaxhim.