Arbëri

Riorientohet komunikacioni te rrethi në “Lakrishte”

Është riorientuar komunikacioni te rrethrrotullimi në dalje të Prishtinës, në lagjen “Lakrishte”.

Pak ditë pasi u lëshua ura perëndimore te ky rrethrrotullim, që e lidhte këtë lagje me “Arbërinë”, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se tani kjo rrugë do të shfrytëzohet për hyrje në rreth, apo dalje nga Prishtina.

“Për shkak të kërkesave të shumta komunikacioni te rrethi i Fushë Kosovës do të riorientohet. Edhe pse ky krah është dalës nga rrethi, deri në ndërtimin e krahut tjetër do të përdoret si hyrje në rreth (apo për dalje nga Prishtina)”, ka shkruar ai në Facebook.