Shpend Voca nga Instituti RIDEA, ka folur për studimin mbi procesin e pajtimit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në kontekstin e marrëveshjes finale eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Studimi i publikuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), thotë se procesi i pajtimit është në dy shtylla; trajtimi i së kaluarës dhe shikimi kah e ardhmja.
“Një proces i suksesshëm pajtimi kërkon adresimin e dëmeve të luftës dhe pasojave të saj. Procesi i pajtimit mos të jetë i arritshëm nëse viktima nuk e pranon faljen edhe kur agresori e kërkon atë. Duhet hetim ligjor për përgjegjësit e luftës, trajtim i rasteve me profil të lartë”, tha ai, raporton Koha Ditore.
Sipas tij, ndjekja dhe ndëshkimi i përgjegjësve të luftës ka dështuar duke lënë te pa adresuara vuajtjet e viktimave.
“Forma alternative për adresimin e dëmeve- krijimi i komisioneve për ndriçimin e së vërtetës. Rekomandime për Marrëveshja finalen: pranimin e përgjegjësisë nga shteti i Serbisë për lufte, kërkim falje ndaj viktimave, përshpejtimin e ndriçimit të fatit të të pagjeturve, kompensim për viktimat e luftës, BE-ja të ketë rol monitorues në zbatimin e marrëveshjes”, tha ai.