Në 24 orët e fundit është shënuar rekord i zi në Kosovë sa i përket rasteve të vdekjeve nga COVID-19. Janë regjistruar plotë 36 raste të vdekjes, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkohë janë regjistruar gjatë kësaj periudhe edhe 1630 raste pozitive me koronavirus nga testimi i 11.017 mostrave.
Janë shëruar 816 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 26.575.
Nga të vdekurit, 11 persona janë të grupmoshës 60-69 vjet, nëntë të grupmoshës 70-79 vjet, tetë mbi 80-vjeçarë, ndërsa nga tre janë të grupmoshës 30-39 vjet dhe 50-59 vjet e nga një të grupmoshës 20-29 vjet e 40-49 vjet.
Shtatë të vdekur janë nga Gjakova, katër nga Prizreni, nga tre nga Gjilani e Klina, nga dy nga Vushtrria, Rahoveci, Prishtina e Peja, ndërsa nga një në Viti, Semetisht, Fushë-Kosovë, Vrellë, Suharekë, Cerrcë, Kamenicë, Carravranë, Ferizaj, Podujevë, Malishevë.
Ndërkohë 412 raste të reja pozitive janë nga Prishtina, 112 nga Peja, 105 nga Ferizaj dhe 98 nga Klina.
Në mesin e rasteve të reja 47 janë fëmijë të grupmoshës 0 deri 9 vjet, e 165 të grupmoshës 10-19 vjet. Grupmosha 30-39 vjet ka regjistruar më së tepërmi raste të reja, 336.
Në total që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 142.671 raste me koronavirus, 2457 kanë përfunduar me fatalitet, janë shëruar 113.639. Janë 26.575 raste aktive.
Në 24 orët e fundit janë administruar 11.458 doza të vaksinës anti-COVID. Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.