Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, pasi dyshohet që të njëjtit janë përfshirë në rrahjen e Nenad Rashkoviqit – serbi që pretendon se u keqtrajtua fizikisht ditë më parë.
Siç thuhet në njoftim, hetimet e IPK-së kanë filluar duke u bazuar në raportimet mediale dhe deklaratat publike të qytetarit serb.
“Në kuadër të këtij hetimi, pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, IPK i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut me dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast për veprën penale ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’”, thuhet mes tjerash në njoftimin e IPK-së.
Paraprakisht, IPK-ja ka thënë për KOHËN se hetuesit e saj nuk ishin lejuar nga mjeku kujdestar në dy vizitat kur tentuar ta intervistojnë në spital Nenad Rashkoviqin, i cili pretendon se ishte sulmuar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës gjatë një operacioni në Zubin-Potok.
Pasditen e 12 gushtit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pati vizituar Rashkoviqin në spital në Beograd dhe tha se Policia "e Kurtit, pa asnjë arsye e ka rrahur gati për vdekje" atë.
Edhe
Hetuesit e IPK-së tentuan ta intervistojnë Rashkoviqin, por s’u lejuan nga mjeku kujdestar
Ditëve të fundit, në Zubin-Potok janë kryer kontrolle dhe arrestime të personave të dyshuar për krime lufte, pasi në këtë komunë janë identifikuar disa lokacione ku dyshohet se mund të ndodhen varreza masive nga lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë.
Prona e Rashkoviqit ndodhet pranë dy lokacioneve ku së fundmi janë gjetur mbetje mortore, të cilat dyshohet se kanë lidhje me krimet e luftës në Kalludër të Vogël dhe Jabukë.
-
Inspektorati Policor nis hetime pas akuzave për rrahje të një serbi në Zubin-Potok
-
Rekomandohet suspendimi i katër policëve në Podujevë, dyshohet se keqtrajtuan dy qytetarë
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e dy policëve në Rahovec
-
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore