Arbëri

Rekomandohet nisma për binjakëzimin e Pejës me Komunën turke Suriçam

Në takimin e rregullt të Komitetit të Politikës dhe Financave (KPF), të mërkurën është miratuar dhe i është rekomanduar Kuvendit Komunal iniciativa e kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri për inicimin e procedurës për binjakëzimin e Komunës së Pejës me Komunën Sariçam të Bashkisë se Adanës së Turqisë.

Kjo iniciativë nuk ka qenë në rend të ditës të KPF, por është futur pas miratimit të kërkesës së kryesuesit të KPF Islam Husaj, shkruan sot Koha Ditore.

“Është një iniciativë e kryetarit që ta fusim në rend të ditës së KPF”, ka kërkuar Husaj prej anëtarëve të KPF, të cilët unanimisht e kanë miratuar. E pasi është futur në rend të ditës, kreu i Komunës, Gazmend Muhaxheri, i cili për të dytën herë po merrte pjesë në një takim të KPF prej që është kryetar nga vitin 2013, ua sqaroi anëtarëve të KPF se gjatë vitit të kaluar kanë qenë tri iniciativa për binjakëzime me komuna turke dhe prej tyre ka kthyer përgjigje vetëm Komuna Sariçam, njëra prej 15 komunave që i ka Bashkia e Adanes.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)