Arbëri

Reforma e munguar zgjedhore, gjerësisht në të dielën me “Koha Ditore”

Kush dhe për cilat arsye i bëri obstruksion reformës së sistemit zgjedhor që nga viti 2011? Si dështuan iniciativat për të adresuar defektet në sistemin zgjedhor? Çfarë ndryshime do të përmirësonin cilësinë e zgjedhjeve dhe institucioneve që dalin prej tyre? Për kë është pengesë ngritja e cilësisë së politikëbërjes dhe vendimmarrjes në Kosovë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve e më tepër, vijnë në kryetemën e së dielës në Kohën Ditore, me titull “8 vjet obstruksion”.

Lexoni intervistën e javës me drejtorin e KDI-së, Ismet Kryeziu, sipas të cilit në Kosovë, liderët janë të fortë me parti, por me qeverisje të dobëta. Pse sipas tij, proceset pas-zgjedhore po shoqërohen me bllokada institucionale?

Këtë javë, përmes reportazhit njihuni me fshatin Sylevicë të Podujevës dhe shkollimin e mohuar të banorëve të kësaj ane.

Në rubrikën ‘kosovarçe’, mund të lexoni për shtëpinë e vjetër prizrenase që tashmë i ka hapur dyert për vizitorë, derisa nga bota, vijnë shkrimet për një shtet evropian i cili paguan rininë që të mos e lëshojë vendin.

Lexojeni edhe fejtonin për Shqipërinë, si mejdan i të tjerëve në Luftën e Parë Botërore.

Nga kultura, vijnë rrëfimet për dyshen e ilustrimeve me personazhe në dy centimetra.

Gjithashtu, për filma e libra të rinj, trendet e muzikës dhe lajmet nga teknologjia, gjeni shumëçka, para se të mbërrini te faqet e sportit.

Aty vijnë rrëfimet për përvojën evropiane të Jetmirit, e cila mund t’i ndihmojë Ballkanit.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “KOHA DITORE”.